image Sot fillon gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës

Arsim

Sot fillon gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës

news image

Pas pushimit dhjetëditësh dimëror, sot ka nisur gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se procesi mësimor duhet të zhvillohet me prani fizike.

Ajo tha se skenarët e tjerë mund të shfrytëzohen vetëm në shkollat ku ka rritje të rasteve pozitive me COVID-19.

Këta skenarë përfshijnë mësimin nga distanca, apo me numër të kufizuar të nxënësve, varësisht se si përcaktohet nga TaskForcat në nivel komune./GazetaSinjali/