image Sot fillon furnizimi me targa

MPB/ Sot fillon furnizimi me targa

news image

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës (MPB) ka njoftuar se është shpallur kompania fituese për furnizim me targa.

“Ju njoftojmë se pas përfundimit të gjitha procedurave që kërkohen, pas nënshkrimit të kontratës qytetarët nga data 25 nëntor, mund të drejtohen tek Qendrat për Regjistrim të Automjeteve tek të gjitha komunat e Kosovës, që të pajisen me targa”, thuhet në njoftim.

MPB ka pasur mungesë të targave që nga korriku i vitit 2016, kjo pasi në vitin paraprak ishte anuluar tenderi, sepse, sipas MPB-së, asnjë operator nuk i kishte përmbushur standartet e kërkuara.

“MPB sqaron se aktiviteti i prokurimit ka qenë i shpallur në KRPP me datën 17.08.2015, sipas procedurës së hapur dhe pas përfundimit të vlerësimit, ky aktivitet është anuluar me datën 20.10.2015, sepse asnjë operator nuk ka përmbushur kërkesat sipas standardeve të kërkuara nga MPB”. kishte njoftuar MPB. /Gazeta Sinjali/