image Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri, tradita që i reziston shekujve

Shqipëri

Sot festohet Dita e Verës në Shqipëri, tradita që i reziston shekujve

news image

14 Marsi është një ditë festive e veçantë në Shqipëri. Quhet “Dita e Verës” edhe pse festohet ardhja e stinës së pranverës. Dita e Verës konsiderohej dita e fillimit të vitit sipas kalendarit të lashtë të shqiptarëve dhe kjo ditë kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi.

Dita e Verës filloi të festohej masivisht në të gjithë Shqipërinë por rrënjët i ka në qytetin e Elbasanit, në qendrën e Shqipërisë.

Jo vetëm rrënjët, por dhe gjithë traditat, gatimet dhe mënyra e festimit, janë ekskluzivitet i kësaj zone. Elbasani ka meritën se ka mbajtur ‘gjallë’ për shekuj këtë festë.

Dhe në kohën e diktaturës, ku kjo festë pothuajse u shua në Shqipëri, në Elbasan festohej si festa më e madhe e vitit, çdo 14 mars.

Festimet nisnin me vendosjen e verores në dorë, kryesisht me ngjyrat simbolike të pranverës, e kuqe dhe e bardhë.

/GazetaSinjali/