Dita Ndërkombëtare e Studentit përkujton 17 nëntorin e vitit 1939, kur forcat naziste ndërhynë në Universitetin e Pragës, pas demonstratave studentore kundër pushtimit të Çekosllovakisë dhe ekzekutuan pa gjyq të nëntë udhëheqësit e demonstratave studentore.
Gjithashtu dërguan mbi 1.200 studentë në kampet e përqendrimit, mbyllën të gjitha universitetet dhe i shndërruan në kazerma ushtarake.
Për shkak të kësaj ngjarje të pashembullt, 17 nëntori është shpallur Dita Ndërkombëtare e Studentëve.
Kështu të njëjtin fat sikur të studentëve të Universitetit të Pragës e përjetuan edhe studentët e Universitetit të Prishtinës gjatë regjimit të atëhershëm të kasapit të Ballkanit Slobodan Millosheviqit, kur nga objektet e Universitetit u dëbuan studentët shqiptarë dhe u lanë brenda vetëm studentët serbë.
Roli i studentëve kosovarë për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb padyshim ishte i madh.
Të kujtojmë protestat studentore të vitit 1968 ku ndër parullat që u përdorën nga studentët e Shkollës së Lartë Pedagogjike ishte edhe parulla “Duam Universitet”, “Kosova Republikë”, “Rroftë populli Shqiptar” etj.
Më 11 dhe 26 mars të vitit 1961 shpërthyen demonstratat studentore të Universitetit të Prishtinës. Po ashtu më 1 tetor të vitit 1997, një moment kthese në historinë e Kosovës, kur studentët, profesorët dhe qytetarët i mbushën rrugët e Prishtinës./Gazeta Sinjali/