Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 28-të, xhiroja e fundit e garave të rregullta.
Ndeshja kryesore do të jetë mes Bashkimit dhe Pejës, ku të dy skuadrat do të luftojnë për një fitore të rëndësishme. Bashkimi renditet në vendin e parë me 19 fitore dhe 8 humbje, ndërsa Peja ka 14 fitore dhe 13 humbje.
Java 28-të mbyllet me ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Sigal Prishtinës në Gjakovë, dy finalistëve të Ligës Unike, ku Vëllaznimi kishte fituar. Vëllaznimi ka 13 fitore dhe 14 humbje, ndërsa Sigal Prishtina është në vendin e tretë me 16 fitore dhe 11 humbje.
Superliga/Java 28
Sot, ndeshjet janë:
17:00, Bashkimi – Peja
19:00, Vëllaznimi – Sigal Prishtina