image Sot do të mbahet seanca e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Politikë

Sot do të mbahet seanca e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

news image

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00, raporton Gazeta Sinjali.

Sapo të fillojë seanca do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës dhe më pas pyetje parlamentare.

Pika e tretë e rendit të ditës është interpelanca me ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, kjo me kërkesë të deputetes Mimoza Kusari-Lila, e nënshkruar edhe nga nëntë deputetë tjerë. Interpelanca e Kuçit ka të bëjë me dhënien e licencave afatgjate për prodhimin e energjisë elektrike ndërmarrjes “Kelkos Energy” Sh.P.K PËR hidrocentralin “Deçani” dhe “Belaja”.

Po ashtu, në seancën e sotme është paraparë edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 07/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-015 për letërnjoftim.

Ndërkaq, Gazeta Sinjali ka raportuar të martën për seancën e sotme, ndërsa këto janë pikat e rendit të ditës.

/Gazeta Sinjali/