image Sot do të fillojë numërimi i votave nga diaspora

Kosovë

KQZ/ Sot do të fillojë numërimi i votave nga diaspora

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në ora 17:00 do të fillojë numërimi i votave të ardhura nga diaspora.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi për Gazetën Sinjali ka thënë se është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të ardhura nga jashtë.

“Është përmbyllur procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, ndërsa numërimi i fletëvotimeve të aprovuara do të bëhet sot (e premte, 1 nëntor) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve duke filluar në orën 17:00”, ka thënë Elezi.

Gjatë ditë së djeshme KQZ-ja kishte deklaruar se do të zgjat procesi i numërimit të këtyre votave, vendimi për numërimin e tyre u mor nga Gjykata Supreme. / Gazeta Sinjali/