image Sot Bashkim Jashari pranon detyrën e komandantit të FSK-së

Siguri

Sot Bashkim Jashari pranon detyrën e komandantit të FSK-së

news image

Dje u bë publike dorëheqja e gjenerallejtënant Rrahman Rama nga pozita e Komandantit të FSK-së.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, pas dorëheqjes së Ramës, ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të FSK-së.

Në Forcën e Sigurisë së Kosovës sot do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së komandantit të përgjithshëm të FSK-së.

Kjo ceremoni do të mbahet pa praninë e medieve.

/GazetaSinjali/