image Sot 27 vjet u pagëzua UÇK-ja

Histori

Sot 27 vjet u pagëzua UÇK-ja

news image

Para 27 vjetësh, më 17 nëntor 1994, Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës pas analizimit të situatës dhe kërkesave nga terreni mori vendim për emërtimin e njësive të armatosura të udhëhequra nga LPK – Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Po atë ditë u mor edhe vendimi për emërtimin e trupës komanduese më të lartë të saj – Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendimi për fillimin e lëshimit të komunikatave për opinion.

Komunikata e shkruar po atë ditë mban numër 11, shifër kjo që paraqiste numrin e veprimeve ushtarake të deriatëhershme të njësive të saja të armatosura, shkruan Emrush Xhemajli, ish-sekretar i përgjithshëm i LPK-së nga viti 1987 deri më 1998, në një postim në Facebook./GazetaSinjali/