image Sot, 10 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoni

Rajon

Sot, 10 të vdekur nga koronavirusi në Maqedoni

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.259 teste, ndërsa janë regjistruar 333 raste të reja me COVID-19.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 10 persona.

Rastet e sotme me koronavirus : Në Shkup – 182, Kavadar – 22, Kumanovë dhe Ohër nga 20, Tetovë – 15, Manastir – 11, Prilep – 9, Negotinë – 8, Veles dhe Resnjë – 7, Gostivar – 6, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 3, Strugë, Kërçovë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë dhe Kratov nga 2, Shtip, Koçan, Dibër, Radovish, Berovë, Vinicë, Bogdanci, Demir Hisar dhe Makedonski Brod nga 1.

Nga 10 të vdekurit në Maqedoni, 3 pacientë janë nga Shkupi (85, 70, 70-vjeçarë), 2 pacientë nga Kavadari (90, 59-vjeçarë) dhe nga 1 pacient në Shtip (47-vjeçar), Veles (59-vjeçar), Koçan (79-vjeçar), Kumanovë (82-vjeçar) dhe Ohri (68-vjeçar).

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i epidemisë është 107.163, numri i pacientëve të shëruar është 94.729, numri i vdekjeve është 3.195, ndërsa numri i rasteve aktive është 9.239. /Gazeta Sinjali/