image Sorensen në Serbi, thekson nevojën për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Politikë

Sorensen në Serbi, thekson nevojën për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

news image

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka zhvilluar një takim në Serbi me ministrin e Jashtëm Marko Gjuriq, ku është diskutuar procesi i dialogut dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura.

Sipas njoftimit të Sørensen, takimi është fokusuar në rëndësinë e vazhdimit të angazhimit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me synim zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për avancimin e normalizimit ekonomik, duke vlerësuar se kjo do të ndikonte drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve.

Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur se kur mund të mbahet takimi i radhës trepalësh në kuadër të dialogut Kosovë–Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/