Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve mbetet i domosdoshëm për avancimin e tyre në procesin e integrimit evropian.
Deklarata është bërë pas takimit që Sørensen ka zhvilluar me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha. Në takim është diskutuar për ecurinë e dialogut Kosovë–Serbi, rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces, si dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Në një postim, Sørensen ka bërë të ditur se me ministrin Hoxha kanë biseduar për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ky proces mbetet i lehtësuar nga BE-ja dhe se nuk do të ketë bilateralizim të tij.
Ai ka shtuar se dialogu vazhdon të jetë një proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë, duke nënvizuar se të dyja palët kanë nevojë për normalizim për të avancuar në rrugën e tyre drejt BE-së.
With 🇦🇱 FM @HoxhaFer, I spoke about the Dialogue on normalisation between Kosovo and Serbia. Underlined there will be no bilateralisation of the Dialogue. It stays an EU-facilitated process between Kosovo and Serbia. Both parties need normalisation to advance on their EU paths. pic.twitter.com/zajwK5AXFA
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) May 26, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!