image Sonte nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike

Sociale

Sonte nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike

news image

Sonte nuk do të ketë më reduktime të energjisë elektrike. Kështu ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, raporton Sinjali.

Buzhala tha se të paktën deri pas mesnatës qytetarët e Kosovës nuk do të përballen me ndërprerje të rrymës.

Reduktime nuk ka më të gjata se dy orë, dje nuk ka pasur reduktime fare dhe sot vetëm në mëngjes ka pasur pak reduktime. Po flasim për një gjendje më të stabilizuar dhe ndihemi keq nga kjo gjendje”, tha ai në klankosova.

Nesër (e martë), me fillim prej orës 11:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Sipas një dokumenti, që e ka siguruar Sinjali, shihet se në rend të ditës është shqyrtimi dhe miratimi i vendimit të Qeverisë për Masat Emergjente për kufizim të furnizimit me energji.

/GazetaSinjali/