image Sonte me sytë nga qielli, Super Hëna e Plotë do të jetë 22.5 mijë kilometra më afër Tokës

Kuriozitete

Sonte me sytë nga qielli, Super Hëna e Plotë do të jetë 22.5 mijë kilometra më afër Tokës

news image

Nga sot 03/07/2023 do zhvillohet Super Hëna e Plotë e Korrikut, e cila do të jetë 7% më e ndritshme dhe më intensive me sy të lirë. 

Sipas shkencëtarëve, kjo Hënë e Plotë do të jetë shumë më e dukshme për njerëzit, pasi do të jetë rreth 22.5 mijë kilometra më afër se zakonisht planetit Tokë.

Konkretisht do të jetë 361.934 km larg, ndërsa dukshmëria e saj do të jetë më e mirë gjatë natës. Distanca e Hënës ndryshon shpesh, por kur është Super e plotë është rreth 384,403 km larg. Por këtë herë, do të kemi mundësinë të shijojmë hënën e plotë dhe të ndritshme të korrikut nga disa mijëra kilometra më afër.

Sonte, sigurohuni që të mos e humbisni, megjithëse më 1 gusht do të kemi edhe një Hënë të Plotë të re./abcnews.al

/GazetaSinjali/