image Sonte luhet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombeve, Belgjikë – Francë

Futboll

Sonte luhet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombeve, Belgjikë – Francë

news image

Sot në mbrëmje luhet ndeshja e madhe mes dy gjigantëve evropian, ku Kombëtarja e Belgjikës do të ballafaqohet me Francën nga ora 20:45.

Të dyja ekipet janë të kompletuara, dhe dëshirojnë ta marrin në shtëpi trofeun e këtij kompeticioni.

Fituesi i këtij dueli në finale e pret Spanjën në sfidën që do të luhet të dielën.

Ky është edicioni i dytë i Ligës së Kombeve, ndërsa kampion aktual është Portugalia. /Gazeta Sinjali Sporti/