Mëngjesi i sotëm ka qenë i kobshëm për kinematografinë shqiptare, ngase ka ndërruar jetë aktorja Leze Qena.
Aktorja 85-vjeçare, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ajo shquhet për karrierën e pasur artistike, me një numër të madh të roleve në filma e seriale.
Lajmi për humbjen e saj ka tronditur mbarë opinionin shqiptar.
Në bazë të një fotografie që ka qarkulluar në rrjetet sociale, qytetarët sonte në orën 20:00 do ndezin qirinj për të nderuar jetën dhe veprën e saj.
“Unë do të ndez një qiri në ballkonin e banesës sime.Bashkohu edhe ti! Sonte në ora 20:00”, thuhet në njoftim.
Kohëve të fundit, aktorja Qena nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, me ç’rast edhe ishte distancuar nga angazhimet artistike./GazetaSinjali/