image Sondazhet e para për zgjedhjet në Francë - Le Pen “rrëmben” 200 mandate, ja si renditet partia e Macron

Evropë

Sondazhet e para për zgjedhjet në Francë – Le Pen “rrëmben” 200 mandate, ja si renditet partia e Macron

news image

Mediat e huaja kanë nisur publikimin e rezultateve të para nga sondazhet.

Në raundin e parë dhe të dytë të zgjedhjeve vjen partia e Marine Le Pen, e cila vlerësohet se mund të arrijë të mbledhë 200 mandate, sipas exit poll-eve të Belgjikës.

Aleanca e majtë Fronti i Ri Popullor vjen në vendin e dytë, me 170 vende, e ndjekur nga partia e Macron, e cila duket se ka 140 vende.

Në vendin e katërt janë republikanët e Eric Ciottit me 60 vende.

Mediat belge nuk i nënshtrohen ndalimit që vlen për mediat franceze, të cilat nuk mund të publikojnë vlerësime dhe rezultate para orës 08:00 të mëngjesit me orën greke kur mbyllen qendrat e votimit edhe në qytetet e mëdha.

/GazetaSinjali/