image Solskjaer më i dobët se Mourinho dhe Moyes

Futboll

Sport/ Solskjaer më i dobët se Mourinho dhe Moyes

news image

Manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në sfidën e së hënës ndaj Arsenalit, duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve pas 7 javëve kampionat.

Është ky një rezultat që bën që Manchester United me Ole Gunnar Solskjaer në pankinë të regjistrojë startin më të dobët të sezonit.

Tashmë pozitat e trajnerit norvegjez janë tronditur ndjeshëm, duke qenë se skuadra e “Djajve të Kuq” në këtë moment ndodhet në vendin e 10-të për shkak të rezultateve jo shumë pozitiv me Solskjaer që në këtë rekord negativ ka lënë pas si Jose Mourinhon ashtu edhe David Moyes, me këta të fundit që grumbulluan 10 pikë secili me Manchester United në të njëjtën periudhë te sezoneve të tyre respektive.

Bilanci i Manchester United me Solskjaer në pankinë për këtë sezon flet për 2 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje në Premier League, ndërkohë që mori një fitore pas lotarisë së 11-metërshave në Kupën e Ligës ndaj Rochdale dhe atë ndaj Astanës në Europa League.