image Solskjaer flet për largimin e Lukakut dhe Sanchezit

Futboll

Sport/ Solskjaer flet për largimin e Lukakut dhe Sanchezit

news image

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer, ka folur pas largimit të Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez nga skuadra.

Ai beson se Manchester United kishte të drejtë të linte Lukakun dhe Sanchezin të bashkoheshin me skuadrën e Interit gjatë verës.

Lojtarët u larguan drejt Interit, ndërsa Unitedi nuk u zhyt në tregun e transferimeve për të zëvendësuar dyshen sulmuese.

Largimi i dyshes sulmuese nuk i dhemb trajnerit norvegjez, i cili mendon se ishte vendim i duhur.

Për mua, ishte vendimi i duhur. Sepse unë mendoj për klubin dhe [Mason] mendoj se ai do të jetë i rëndësishëm për ne këtë sezon. Ai nuk ka luajtur shumë deri më tani, por ai do të marrë minutat e tij dhe ai do të rritet dhe zhvillohet”, citohet të ketë thënë Solskjaer./Gazeta Sinjali/