image Solidarizohen me Rexhep Selimin, shtyhet mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë

Drejtësi

Solidarizohen me Rexhep Selimin, shtyhet mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë

news image

Në shenjë solidariteti ndaj deputetit anëtarë i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes Rexhep Selimi, të cilit i është konfirmuar aktakuza nga Dhomat e Specializuara, mbledhja e sotme e këtij komisioni është shtyrë për një ditë tjetër.

Ishte deputetja e PDK-së Ganimete Musliu e cila ka propozuar një gjë të tillë, e që ka gjetur mbështetjen edhe të anëtarëve të tjerë të komisionit.

“Çlirimtarët nuk kanë parti kanë atdhe mbi të gjitha. Sot është nevoja më shumë se kurrë ti ulim shpatat partiake. Propozoj që kjo mbledhje të shtyhet për një ditë tjerët në nder të Rexhep Selimit i cili sot nuk është këtu”, tha ajo.

Kryetarja e këtij komisioni Fatmire Kollçaku tha se e përkrahë kërkesën e deputetes Musliu.

“Përballen në një gjykatë të padrejtë në Hagë. Lufta ka qenë e drejtë dhe kjo do të dëshmohet atje”, tha ajo.

Në rend të ditës komisioni ka pasur Shqyrtimin e raportit të Ministrisë së Mbrojtjes, rreth zbatimit të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019; dhe Të gjeturat e raportit për vendin të Komisionit Evropian për vitin 2020 në fushën e sigurisë./Gazeta Sinjali/