Pesë nga jahtet më luksoze në botë duket se nuk mjaftojnë për miliarderin rus Roman Abramovich, që së shpejti do të ketë në koleksionin e tij mjetin e gjashtë lundrues superluksoz.
“Solaris” quhet jahti i ri i pronarit të klubit të Chelsea, i cili ka nisur të ndërtohet para 3 vjetësh në Bremenhaven të Gjermanisë dhe gjatë këtij muaji është shfaqur për herë të parë, gati i kompletuar.
Superjahti i ka kushtuar Abramovichit 600 milionë dollarë, pak a shumë sa kostoja e kryeveprës së tij të fundit lundruese.
“Solaris” është i gjatë 140 metra, peshon 11 mijë ton, ka shpejtësi maksimale deri në 20 nyje në orë, 48 kabina dhe 4 kuverta.
60 është numri i personave të stafit dhe 36 pasagjerë mund të qëndrojnë njëkohësisht në të. /Gazeta Sinjali/