Policia e Kosovës ka arritur që të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit për vrasjen makabre ndaj gruas shtatzënë, Hamide Magashi, raporton Gazeta Sinjali.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se dorasi ka refuzuar të dorëzohet dhe i njëjti ka kryer vetëvrasje.
“Pas një pune intensive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.
Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit.”, ka njoftuar Sveçla.
Sipas sinjalizuesve, Sokoli është kapur nga Policia në shtëpinë e tij në fshatin Godanc.