image Snoop Dogg do të jetë në mesin e bartësve të pishtarit në hapjen e Lojërave Olimpike

Sporte të tjera

Snoop Dogg do të jetë në mesin e bartësve të pishtarit në hapjen e Lojërave Olimpike

news image

Reperi, aktori dhe producenti muzikor amerikan, Snoop Dogg, do të jetë në mesin e bartësve të pishtarit olimpik të premten, ditën e fundit të stafetës para ceremonisë së hapjes në mbrëmje të Lojërave Olimpike të Parisit.

Atij do t’i bashkohet aktorja franceze Laetitia Casta, reperi francez MC Solaar, si dhe lojtari ukrainas në pension Sergej Bubka.

Snoop Dogg do të jetë ndër bartësit e fundit të pishtarit olimpik, duke e mbajtur atë nëpër rrugët e Saint-Denis, periferia veriore e Parisit me larmi etnike që është shtëpia e Stadiumit Olimpik dhe Qendrës Ujore.

Pishtari olimpik udhëtoi nëpër Francë për dy muaj, dhe të premten në mëngjes do të kalojë edhe përmes fshatit Olimpik, i cili ndodhet midis Saint-Denis dhe fqinjit Saint-Ouen.

/GazetaSinjali/