image S’ndalen sherret te diskoteka Lit në Prishtinë: Pa kaluar dy javë, sërish të shtëna me armë

Siguri

S’ndalen sherret te diskoteka Lit në Prishtinë: Pa kaluar dy javë, sërish të shtëna me armë

news image

Rastet e përdorimit të armëve nga të rinjtë e rreziku që shkaktojnë përreth shpesh kanë përfunduar edhe tragjikisht. Të shtëna armësh në afërsi të lokaleve e diskove në kryeqytet nuk janë të rralla. Kështu po ndodhë që dy herë brenda dy javësh te diskoteka “Lit” në Prishtinë. Edhe sot ka ndodhur një incidet në afërsi të këtij lokali dhe Policisë sërish i doli punë për të intervenuar, raporton Gazeta Sinjali.

Por si ndoddhi rasti i sotëm?

Për motive ende të panjohura, dikush dyshohet se ka shkrepur disa herë me armë zjarri nga një veturë dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes, njoftojnë burimet nga Prokuroria.

Posa Policia ka marrë informacionin, ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është siguruar lokacioni dhe janë konfiskuar gëzhojat e armës.

Një deklaratë për rastin, Sinjali mëson se e ka dhënë edhe pronari i diskotekës, i cili ka dëshmuar para Policisë për detajet e ngjarjes.

Pas grumbullimit të informacioneve të para, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Detaje për rastin e 14 shtatorit

Një rast i tillë ka ndodhur edhe para dy javësh te kjo diskotekë, por herën e kaluar ka pasur edhe përleshje. Katër persona janë përfshirë në një rrahje, ku pos grushteve, u shkrepën edhe armë zjarri.

Si pasojë e një mosmarrëveshjeje, të dyshuarit janë përleshur fizikisht mes vete e më pas njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Policia me të marrë informatën ishte dalë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimeve kanë gjetur dy gëzhoja që dyshohet se janë të armës që u përdor në rast. Po ashtu si pasojë e të shtënave është dëmtuar një veturë, e cila është konfiskuar për ekzaminim të mëtejmë.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit i cili ndodhet në arrati, të nisin hetimet për veprën penale ‘Vrasje në tentativë’, ndërsa ndaj të dyshuarve tjerë është iniciuar rasti ‘Lëndim i rëndë trupor’.

/GazetaSinjali/