image Snap paralajmëron daljen në treg të syzeve AR “Specs” në vitin 2026

Teknologji

Snap paralajmëron daljen në treg të syzeve AR “Specs” në vitin 2026

news image

Kompania Snap Inc. ka njoftuar se në vitin 2026 do të sjellë për herë të parë në treg për publikun syzet e shumëpritura të realitetit të shtuar (AR), të quajtura “Specs”.

Njoftimi u bë gjatë panairit të teknologjisë AWE 2025, i mbajtur në Kaliforni, ku CEO i kompanisë, Evan Spiegel, i cilësoi këto syze si “kompjuteri personal më i avancuar në botë”.

Specs do të pajisen me “lente transparente” që mundësojnë ndërthurjen e përvojave digjitale me botën reale, duke ofruar një përjetim të zgjeruar vizual dhe interaktiv.

Snap ka investuar mbi 3 miliardë dollarë gjatë 11 viteve të fundit në zhvillimin e teknologjisë së syzeve AR.

Krahas kësaj, kompania ka paralajmëruar edhe bashkëpunime strategjike me OpenAI, Google Gemini dhe Niantic, për të integruar përvoja të avancuara me inteligjencë artificiale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/