Polonia ndeshjen e parë në këtë Evropian po e luan ndaj Sllovakisë, shkruan Sinjali Sport.
Kombëtarja polake luan si nikoqire në stadiumin “Gazprom Arena” të Shën Petersburgut.
Rezultati ka ndryshuar përsëri, veçse kësaj herë duke fituar Kombëtarja sllovake me rezultat 1-2.
Futbollisti i Interit, Milan Skriniar realizoi golin e epërsisë në minutën e 69-të.
Skriniar with a beautiful hit two put Slovakia ahead.
— B/R Goal (@br_goal) June 14, 2021
_____________________________#POLSVK | #EURO2020pic.twitter.com/YOpt1lBkyC
Polakët janë pa një lojtar që nga minuta e 62-të, kur u ndëshkuar me karton të kuq Krychowiak.
Karol Linetty me të filluar pjesa e dytë, realizoi për të bërë pjesën e mbetur të ndeshjes më interesante.
Robert Mak pasi i dribloi dy lojtarë goditi në portën e Polonisë, ku portieri Szczesny nuk arriti të ndal topin dhe u realizua autogol nga ai.
Dy përfaqësueset bëjnë pjesë në Grupin E, së bashku me Spanjën dhe Suedinë, që ballafaqohen sot në mbrëmje nga ora 21:00. /Gazeta Sinjali Sporti/