image Sllovakia: I kemi dhënë Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore S-300

Evropë

Sllovakia: I kemi dhënë Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore S-300

news image

Kryeministri Eduard Heger ka thënë se Sllovakia i ka dhënë Ukrainës sistemin e saj të mbrojtjes ajrore S-300 për ta ndihmuar atë të mbrohet nga sulmet ruse.

“Mund të konfirmoj se Republika Sllovake i ka dhuruar Ukrainës sistemin e mbrojtjes ajrore S-300, pas kërkesës së Ukrainës për ndihmë”, shkroi Heger.

Heger tha se dhurimi i baterive kundërajrore të prodhimit sovjetik nuk do të thotë se Bashkimi Evropian dhe anëtari i NATO-s i janë bashkuar konfliktit me Rusinë.

/GazetaSinjali/