Fëmijët të cilët nuk e kanë marrë vaksinën kundër fruthit nuk mund të regjistrohen në çerdhe e as në shkolla, në Maqedoninë Veriore. Këtë qëndrim e pësëriti ministri i shëndetësisë së këtij vendi Venko Filipçe.
Ai paralajmëroi edhe kontrolle të inspektoriatit sanitaro shëndetësor nëpër shkolla dhe kopshte për të parë nëse pranohen fëmijë të pavaksinuar.
“Nuk do të reterojmë nga ky vendim që qartazi sjell dobi dhe ajo është se numri i të sëmurëve është ulur dukshëm. Mund ta paramendoni se sa do të kishte të sëmurë nga fruthi dhe raste te vdekjeve nëse nuk do të sillnim vendim të tillë për vaksinim të obliguar. Inspektoriati shtetëror shendetësor dhe sanitar si për vërtetimet për vaksinim ashtu edhe për atë nëse janë rregjistruar fëmijë pa status të rregullt të vaksinimit dhe në bazë të kësaj do të meret edhe përgjegjësi”, ka thënë minsitri Venko Filipçe.
Ministri i Shëndetësisë njoftoi se pas marjes së vendimit për vaksinim të obligueshëm numri i rasteve të fëmijëve të infektuar dhe rasteve të vdekjeve ka rënë në mënyrë drastike. Javën e kaluar në mbarë vendin janë rregjistruar vetëm 5 fëmijë të prekur nga fruthi, prej të cilëve 4 kanë qenë në Shkup dhe një në Kumanovë dhe që të pestit kanë qenë të pa vaksinuar.