image Skuqje dhe fryerje e gishtave - mjekët shpjegojnë lidhjen e simptomave me koronavirusin

Pandemia/ Skuqje dhe fryerje e gishtave – mjekët shpjegojnë lidhjen e simptomave me koronavirusin

news image

Simptomat e zakonshme të koronavirusi përfshijnë kollë të thatë, vështirësi në frymëmarrje dhe temperaturë, por zyrtarët e shëndetësisë po thonë se njollat në gishtat e këmbës mund të jenë një shenjë tjetër e lidhur më Covid-19.

Ata shprehen se shenja të tilla janë më të zakonshme mes fëmijëve dhe të rinjve.

Një dermatolog tha se këto simptoma nuk janë vendimtare, por mjekët po shohin një lidhje me virusin.

Ata shprehen se skuqjet dhe fryrja e gishtave të këmbës mund të ndodhin më së shumti te pacientët asimptomatikë.

Mjekët po përpiqen që ta shpjegojnë se çfarë mund ta shkaktojë diçka të tillë.

“Ne mendojmë se ndoshta ajo çka po ndodh është se fryrja vjen si pasojë e grumbullimit të gjakut në kapilarë duke krijuar skuqjen.”

“Teoria tjetër është se ndoshta ka mpiksje të vogla gjaku të cilat janë të lidhura me këtë virus.”

Një simptomë e tillë është vënë re pasi shpërtheu për herë të parë virusi, ndërkohë që zyrtarët e shëndetësisë po mundohen që të mësojnë nga një fenomen i tillë.