image Skitarja e Kosovës, Sophie Sorschag e mbyll garimin në Kupën e Botës, nuk e prek finalen

Sporte të tjera

Skitarja e Kosovës, Sophie Sorschag e mbyll garimin në Kupën e Botës, nuk e prek finalen

news image

Skitarja jonë e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, ka përfunduar garimin e saj në Kupën e Botës në Lillehammer të Norvegjisë.

Sorschag, që debutoi për Kosovën, në disiplinën e kërcimeve nga lartësia normale, arriti të hyjë në finale, ku doli e 33-ta, ndërsa sot në kërcimet nga lartësia e madhe, nuk arriti të hyjë në finale, shkruan Sinjali.

Kupa e Botës është niveli më i lartë i garave në kërcimet me ski dhe ato zhvillohen në vende të ndryshme të botës brenda një sezoni.

Sorschag iu kthye garave pas dy viteve pushim shkaku i lëndimit, për çka pritshmëritë janë që në garat e ardhshme të ketë paraqitje më të mirë bazuar në potencialin që ka.

/GazetaSinjali/