Gazeta Sinjali raportoi për një vrasje e cila ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, ku si pasojë mbeti i vrarë 30-vjeçari Gazmend Hyseni.
Lidhur me këtë rast, reagimet ishin të shumta, si nga qytetarët ashtu edhe nga yjet e estradës të cilët shprehin dhembshuri për viktimën.
Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe këngëtari Skerdi, përmes llogarisë së tij në Instagram.
Ai ka publikuar një fotografi të viktimës në Instastory-n e tij, ku ka shkruar “Allahu të shpërbleftë me xhenet vëllai jem”.