Këngëtari i njohur shqiptar, Skerdi Ago ka kohë që ka paralajmëruar vazhdimin e këngës “Tradhtare”, shkruan Gazeta Sinjali.
Së fundi, këngëtari ka publikuar një video të shkurtër, me anë të së cilës zbuloi disa sekuenca të këngës “Tradhtare 2”.
“Së shpejti #Tradhtare2 “, ka shkruar Skerdi, në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.
Për videoklipin e këngës është përkujdesur Jaydee, ndërsa producent është Bini Diez./Gazeta Sinjali/