image Skerdi gati për këngën e re, dedikim për gruan dhe djalin

Bota e Yjeve

Skerdi gati për këngën e re, dedikim për gruan dhe djalin

news image

Projekti i fundit i publikuar nga këngëtari Skerdi Ago ka qenë “Amelia”.

Që nga kjo këngë, Skerdi ka qëndruar në heshtje duke punuar për një projekt muzikor i cili i dedikohet bashkëshortes së tij, Vesës dhe djalit të tyre, Roit.

Këtë e ka konfirmuar vet këngëtari, i cili ka njoftuar se kënga do të lansohet në janar, atëherë kur edhe djali i tij gëzon vitin e parë të jetës.

Deri atëherë, Skerdi ka thënë se do të dalë edhe një bashkëpunim brenda këtij viti dhe një solo këngë. /Gazeta Sinjali/