Një moment i rrallë dhe i pazakontë ka tërhequr vëmendjen gjatë ndeshjes së Kupës së Botës mes SHBA-së dhe Australisë, e cila përfundoi me fitoren 2-0 të amerikanëve.
Në minutat e fundit të takimit, gjyqtari kryesor, Felix Zwayer, u ul në fushë pasi shfaqi shenja lodhjeje dhe kërkoi ndihmë mjekësore.
Ajo që habiti tifozët ishte mënyra e trajtimit. Gjyqtarja e katërt, Katie Garcia, i solli një shishe me lëng turshish, një përzierje e pasur me elektrolite, vitamina dhe minerale që përdoret në sport për të lehtësuar ngërçet dhe lodhjen muskulore.
Sipas ekspertëve të ushqyerjes sportive, kjo pije ndihmon në rikuperimin e shpejtë të muskujve duke dërguar sinjale që relaksojnë spazmat muskulore në më pak se një minutë. Për këtë arsye, përdoret shpesh nga sportistët kur përballen me ngërçe, dehidrim ose lodhje të madhe fizike.
Pamjet e incidentit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat sportive, duke e kthyer lëngun e turshive në një nga temat më të komentuara të mbrëmjes.
Edhe pse tingëllon e çuditshme, ekspertët thonë se kjo metodë është e njohur në botën e sportit dhe mund të jetë më efektive se uji për lehtësimin e menjëhershëm të ngërçeve muskulore.
Dünya Kupası maçında Alman hakem Felix Zwayer, maç sırasında kramp geçirince "turşu suyu" benzeri özel bir içecek içerek oyuna devam etti.
— Odak TV (@OdakTV1) June 20, 2026
Su, tuzlu çözelti ve sirke içeren bu karışımın, kas kramplarına karşı hızlı etki gösterdiği ifade ediliyor.pic.twitter.com/JkPoWAqA6p
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!