image Haradinaj hedh dyshimet se kryeministri Kurti ka një skenar për ta ndarë Kosovën

Politikë

Haradinaj hedh dyshimet se kryeministri Kurti ka një skenar për ta ndarë Kosovën

news image

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përmendur dy detaje të cilat prekin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Haradinaj ka thënë se veprimi i pambuluar ndaras po rrezikon një pjesë të vendit, ai i ka ngritur dyshimet se kryeministri Kurti ka një skenar për ta ndarë Kosovën.

“Veprimet që janë të pambuluara e sidomos atje ku preket siguria e ku nuk mbulohesh nga aleatët e sigurisë, janë të rrezikshme dhe janë humbëse për Kosovën. Kosova nuk guxon të veprojë e pambuluar, në siguri i vetëm dihet rezultati dhe këto veprime që janë të ligjshme e të drejta të Kosovës e kanë vetëm një mungesë, nuk e kanë mbulesën e aleatëve të sigurisë. Dështimi i Kurtit është se nuk e ka marrë përkrahjen e aleatëve të sigurisë, bekimin e Amerikës. Kurti duke bërë veprime të njëanshme, rrezikon edhe FSK-në edhe juridiksionin e Kosovës, e ka dëmtuar shtetin e Kosovës në një masë të territorit të vet”.

“Çështjet e sigurisë nuk bëhen në krye në vete. Albini dhe qeveria e tij është dashur ta kërkojë ndihmën e Amerikës.  Veprimi i pambuluar ndaras, po shkon kah një drejtim tjetër, kah një rrezikim i një pjesë të vendit. Dyshimet janë tani a mos Kurti ka skenar ta ndajë Kosovën, duket si një skenar për ndarjen e Kosovës”, shtoi Haradinaj në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.

Kur pyetet pse beson që Kurti ka për synim ndarjen e Kosovës, Haradinaj ka potencuar se që nga ardhja e Kurtit në pushtet, mungon “soft power”.

Sipas tij, kreu i qeverisë po shkon në atë që është forca e ligjit, gjë që siç thotë Haradinaj “në rastin tonë ne nuk jemi ata, duhet të jemi real, Kurti nuk mundet”.

Dikur në Shtërpcë e vende të tjera ka pasur barrikada, ka pasur protesta, incidente, dhunë, ka qenë një politikë afatgjate pikërisht e Amerikës por edhe e BE-së, që t’i integrojnë këta njerëz. Ka mbi 10 vjet që ka filluar një proces që t’i integrojë njerëzit e veriut, profesionistët atje, dhënia e një justifikimi e atyre është një lloj tradhtie për Kosovën e veçanërisht për investimet e gjata, çdo veprim që ka ndodhur në veri ka qenë investim i madhe edhe i amerikanëve, dhe rezultat i një dinamike të madhe që ta sjellin gjendjen ashtu siç është në Graqanicë e Shtërpcë”.

“Nga ardhja e Kurtit mungon ajo forca e butë soft power, si t’i trajtojë serbët, shihet që në fund që Kurti po shkon në atë që është forca e ligjit e cila ata që e kanë fuqinë ta zbatojnë shumë mirë, por në rastin tonë nuk jemi ata, duhet të jemi real. Kurti nuk mundet”, shtoi Haradinaj.

/GazetaSinjali/