image Skema e vjedhjes i dështoi: Ky është hajni recidivist që përfundoi në pranga pasi u kap mat në Viva Fresh

Siguri

Skema e vjedhjes i dështoi: Ky është hajni recidivist që përfundoi në pranga pasi u kap mat në Viva Fresh

news image

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet dhe grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Një person që dyshohet për plot raste të vjedhjeve, ka përfunduar së fundmi në pranga të Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari u arrestua si rezultat i denoncimit të një rasti të vjedhjes te ‘Viva Fresh’ në rrugën “Sami Plakolli” në Prishtinë, ku u kap në flagrancë nga sigurimi .

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u prangos është Ardian Limani, 24-vjeçar, i përfshirë edhe më herët në vepra të ngjashme penale.

Ai u kap mat duke vjedhur artikuj të kozmetikës në marketin “Viva Fresh” dhe nuk arriti të shpëtojë nga prangat e Policisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/