Në një vendvotim për zgjedhjet e 6 tetorit, pavarësisht se për cilën parti kanë votuar qytetarët, votat i janë llogaritur Listës Serbe.
Befasisht Lista Serbe, kishte marrë rezultate shumë të mira për aq, sa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e quajti Listën Serbe fituese të zgjedhjeve.
Por në fakt, nga fotografia e publikuar shihet se një vendvotim, ku qytetarët kanë votuar për parti të ndryshme, në fund të gjitha votat i janë llogaritur Listës Serbe.
Aty shihet se Lëvizja Vetëvendosje ka marrur 148 vota, LDK 178 vota, PDK 103, por që totali i të gjitha votave për partitë shqiptare i është llogaritur Listës Serbe.
Kjo parti në këtë vendvotim ka marrur 427 vota./Gazeta Sinjali/