image Skandaloze: Virshllet 'të pushtuara' nga insektet në rafte për shitje në "Viva Fresh Store"

Sociale

Skandaloze: Virshllet ‘të pushtuara’ nga insektet në rafte për shitje në “Viva Fresh Store”

news image

Shëndeti i konsumatorëve shpeshherë është i rrezikuar për shkak të mungesës së sigurisë në ushqime e pije të cilat marketet i ofrojnë për blerje. Qytetarët vazhdimisht ankohen për çmimet dhe cilësinë e produkteve, por problem tjetër i vazhdueshëm mbetet edhe mungesa e mirëmbajtjes së higjienës në këto hapësira, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në “Viva Fresh Store” te Kroi i Bardhë në Dardani të Prishtinës, ku në mungesë higjiene e në gjendje skandaloze janë vendosur në rafte për shitje disa produkte sallami.

Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali ka dërguar pamje nga atje ku shihen produktet e pushtuara nga insektet në të gjithë raftin.

/GazetaSinjali/