Në “Nations Arena” është ndërprerë deri në një vendim tjetër ndeshja mes Rumunisë dhe Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo pasi tifozët rumunë kanë shpalosur pankartën me mbishkrimin ‘Kosova është Serbi’ e po ashtu kanë ndezur edhe mjete piroteknike në tribuna.
Rumunët po dëgjohen që nga fillimi i ndeshjes duke brohoritur “Serbia, Serbia”.
Ekipet janë larguar drejt zhveshtoreve.