image Skandaloze: Policia e Kosovës dënon qytetarin duke u bazuar në ligjet e Serbisë

Siguri

Skandaloze: Policia e Kosovës dënon qytetarin duke u bazuar në ligjet e Serbisë

news image

Më datën 4 janar 2021, F.TH (emër i njohur për redaksinë) nga Komuna e Lipjanit, mori një dënim të pazakontë, jo për shkak të kundërvajtjes që pretendohet se e ka kryer, por për shkak të vendimit mbi të cilin bazohej gjoba e shqiptuar nga Policia.

Sinjali mëson se qytetari është dënuar nga zyrtarët policorë të Novobërdës për mosbartje të maskës derisa ishte në veturë me një person tjetër.

Të njëjtit zyrtarë policorë, të nacionalitetit serbë kishin konstatuar se qytetari nuk i kishte respektuar udhëzimet e Qeverisë së Serbisë për mosbartje të maskës.

Kjo gjë ishte evidentuar në fletëparaqitje për kundërvajtje në trafik, në dokumentin zyrtar të lëshuar nga organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

/GazetaSinjali/