Një incident i rëndë është regjistruar në hyrje të Gjilanit, gjatë një ndërhyrjeje të dy zyrtarëve policorë që kanë arrestuar një person të dyshuar.
Në videon e siguruar nga Sinjali, i dyshuari shihet i shtrirë në tokë dhe me duar të lidhura, ndërsa njëri nga zyrtarët policorë e godet me shqelm gjatë momentit të arrestimit.
Rrethanat që çuan deri te ndërhyrja policore nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa mbetet e paqartë nëse ndaj zyrtarit policor do të ndërmerren masa ose do të hapen hetime lidhur me veprimet e shfaqura në video.
Sinjali ka tentuar të marrë një qëndrim nga Policia e Kosovës lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!