Mbeten akoma mister rrethanat në të cilat është publikuat videoja erotike e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjicit.
Deri në zbardhjen e rastit nga SPAK-u, asgjë nuk mund të konsiderohet e faktuar. Juristi Altin Hazizaj ka një tjetër skenar për publikimin e videos që fundosi karrierën politike të ish-krybashkiakut të Kukësit.
Juristi ka lëshuar deklaratën e fortë duke thënë se videoja ku shfaqej ish-kryebashkiaku Safet Gjici duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë, mund të ia ketë publikuar bashkëshortja e tij.
Ai ka thënë se filmimi ka pasur një motiv të fortë, duke qenë se u publikua menjëherë pas zgjedhjeve të 14 majit, ku Gjici fitoi Bashkinë e Kukësit përballë Admir Sinamati.
“Ajo që më vjen në mendje është se bashkëshortja e tij mund të ketë pasur shkak për ta nxjerrë zotërinë kështu në atë gjendje. Asnjëherë nuk e dimë. Për aq kohë sa ka një filmim që është bërë, ai filmim ka pasur një qëllim dhe një motiv. Fakti që video doli menjëherë pas zgjedhjeve ka një arsye shumë të fortë”, tha ai në Euronews Albania.
Nga ana tjetër, mazhoranca po përpiqet me ndikimin e saj në media që çështjen e Gjiçit ta trajtojë si produkt të një marrëdhënieje ordinere mes dy personash të rritur dhe jo abuzim me detyrën nga kryebashkiaku socialist i Kukësit.