image Skandali me policën kufitare, mbi 300 mijë mërgimtarë paguan, por nuk dihet sa u rimbursuan
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Skandali me policën kufitare, mbi 300 mijë mërgimtarë paguan, por nuk dihet sa u rimbursuan

news image

Edhe sivjet mbi 300 mijë mërgimtarë u detyruan e po detyrohen të paguajnë policën e sigurimit për automjete gjatë hyrjes në Kosovë.

Bashkatdhetarët ankohen për këtë pagesë e posaçërisht pritjet për ta kryer këtë shërbim në kufi.

Derisa Qeveria e Kosovës po mbulon koston e policës kufitare për bashkatdhetarët, ata detyrohen ta paguajnë e pastaj “rimbursojnë” në formularin online të Ministrisë së Financave.

Derisa për rimbursim, atyre po u kërkohet llogari bankare në Kosovë, gjë të cilën ata nuk e kanë e nuk kanë kohë ta bëjnë.

E shumica e bashkatdhetarëve si shkak i procedurave nuk kanë aplikuar e nuk kanë plan të aplikojnë për rimbursim duke e quajtur këtë mashtrim e vjedhje.

Nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, tregojnë për Gazetën Sinjali, se nga 1 janari i këtij viti deri me 30 gusht kanë paguar policën e sigurimit për 307 mijë e 300 automjete dhe 4 mijë e 350 motoçikleta.

Derisa vetëm gjatë muajit korrik, mërgimtarët kanë paguar për 128 mijë e 464 vetura e 1 mijë e 117 motoçikleta.

E në muajin gusht janë regjistruar 71 mijë e 50 polica për automjete e 844 motoçikleta.

Sipas tyre ky është numri i polisave për kategoritë që i mbulon  qeveria.

Në anën tjetër nga Qeveria e Ministria e Financave nuk kanë treguar sesa rimbursime janë realizuar për policat e sigurimeve.

E ata thonë se rimbursimi në këtë formë është bërë për ti ndalur dallaveret.

/GazetaSinjali/