image Skandali me patentë shoferët: Të dyshuarve u vazhdohet arresti shtëpiak

Drejtësi

Skandali me patentë shoferët: Të dyshuarve u vazhdohet arresti shtëpiak

news image

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Gjykata sot ka marrë vendim që t’u vazhdohet masa e arrestit shtëpiak edhe për 60 ditë, 19 të dyshuarve në rastin e patentë shoferëve në Ministrinë e Infrastrukturës.

Këtë e ka bërë të ditur, Hamdi Jashari, avokat i njërit nga 19 të dyshuarit.

“Në lidhje me çështjen në fjalë sot Prokuroria ka ushtruar kërkesë për vazhdimin e arrestit shtëpiak. Deri më tani ne si avokat nuk kemi marrë vendimet por jemi njoftuar që Gjykata ka vendosur me i vazhdu edhe për 2 muaj masën e arrestit shtëpiak të dyshuarve” ka thënë Jashari. /Sinjali/