Rrjeti shtetëror britanik, BBC ka reaguar zyrtarisht pas skandalit të një prezantuesi mashkull, i cili akuzohet se ka paguar një vajzë adoleshente për foto seksuale rreth 30 000 paund.
BBC shprehet se merr seriozisht akuzat e ngritura dhe po punon për verifikimin e pretendimeve të ngritura nga nëna e të miturës.
Deklarata e plotë e BBC për pezullimin:
“BBC i merr seriozisht çdo akuzë dhe ne kemi procese të forta të brendshme për t’u marrë në mënyrë proaktive me akuza të tilla. Ky është një grup rrethanash komplekse dhe BBC po punon sa më shpejt që të jetë e mundur për të vërtetuar faktet në mënyrë që të informojë siç duhet hapat e ardhshëm të duhur. Është e rëndësishme që këto çështje të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe me kujdes. Ne kemi qenë të qartë se nëse – në çdo moment – del në dritë ose na jepet informacion i ri, do të veprohet në mënyrë të duhur dhe do të ndiqet në mënyrë aktive. BBC fillimisht u bë në dijeni për një ankesë në maj. Akuza të reja na u bënë të enjten të një natyre tjetër dhe përveç pyetjeve tona, ne kemi qenë në kontakt edhe me autoritetet e jashtme, në përputhje me protokollet tona. Ne gjithashtu mund të konfirmojmë se një anëtar mashkull i stafit është pezulluar. Ne do t’ju ofrojmë një përditësim të mëtejshëm në ditët në vijim ndërsa procesi vazhdon. Bordi i BBC do të vazhdojë të jetë i përditësuar.”
Prezantuesi i njohur i lajmeve dyshohet se paguante shuma parash në mënyrë që e mitura t’i dërgonte foto seksuale atij.
Ishte nëna e vajzës që ngriti akuza për rastin, duke pretenduar se ai kishte paguar fëmijën e saj 35 mijë paund dhe për më tepër këto para, adoleshentja i shpenzonte për të blerë kokainë.
Mesazhet kishin nisur prej vitit 2020 kur abuzuesi prezantues i BBC dërgonte foto të tij nga vendi i punës në këmbim të fotove të adoleshentes.