Ish-kryeministri spanjoll, Jose Luis Rodriguez Zapatero, është përfshirë në një skandal të ri gjyqësor pasi hetuesit zbuluan në kasafortën e tij orë luksoze dhe stoli të çmuara me vlerë të vlerësuar rreth 1.2 milion euro.
Përveç dyshimeve ekzistuese për ndikim politik, Zapatero tashmë po hetohet edhe për mashtrim tatimor dhe kontrabandë.
Zbulimi i sendeve me vlerë u bë gjatë një kontrolli të kryer muajin e kaluar në zyrën e tij, në kuadër të hetimeve për përfshirjen e dyshuar në shpëtimin financiar të kompanisë ajrore spanjolle Plus Ultra në vitin 2021.
Sipas mediave spanjolle, ndër sendet e sekuestruara gjenden orë luksoze, qafore, byzylykë, unaza dhe vathë të shumtë. Bizhuteritë janë prej ari dhe të zbukuruara me safirë e smeralde, për të cilët besohet se vijnë nga Zambia ose Tajlanda.
Hetuesit dyshojnë për vepra penale që lidhen me evazionin fiskal dhe kontrabandën, pasi ekzistojnë dyshime se ish-kryeministri nuk disponon dokumentacion që vërteton pagesën e detyrimeve doganore për këto sende të çmuara, shkruan elpais.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!