image S’ka virus për Haradinajn, në kundërshtim me masat antiCOVID grumbullohet me anëtarët e partisë

Kosovë

S’ka virus për Haradinajn, në kundërshtim me masat antiCOVID grumbullohet me anëtarët e partisë

news image

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme e ka vizituar qytetin e Prizrenit, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë kësaj vizite ai është takuar me anëtarët e partisë së tij, ku kanë pirë kafe në sheshin “Shadërvan”, por që ka vepruar në kundërshtim me masat ndaj COVID-19.

Në vendimin e qeverisë të datës 25 shtator 2020, në pikën 6 ndalohet grumbullimi i më shumë se 5 personave, ndërsa te fotografitë e publikuara vërehet se janë 7 persona, të gjithë afër njëri-tjetrit.

6. Ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 5 personash në sheshe publike, parqe etj, përjashtimisht për rastet e lejuara me këtë vendim“, thuhet në vendimin e qeverisë.

RTV Besa ka ndarë disa fotografi në Facebook, ku shihet teksa Haradinaj shijon kafen në një ndër vendet më të frekuentuara në atë qytet. /GazetaSinjali/

Image may contain: 9 people, people sitting, table and outdoor, text that says 'BESA'
Image may contain: 6 people, people sitting, table and outdoor
Image may contain: 5 people, people sitting, table, tree and outdoor