image "S'ka virus", Limaj me ministrin Reçica: Nuk do lejojmë që vlerat tona kombëtare të shkatërrohen

Politikë

“S’ka virus”, Limaj me ministrin Reçica: Nuk do lejojmë që vlerat tona kombëtare të shkatërrohen

news image

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka mbledhur sot bashkëpunëtorët e tij në Han të Elezit dhe në Kaçanik, duke mos e respektuar distancën fizike e masat tjera kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjatë këtij takimi ku shihet edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, Limaj bëri thirrje që të rinjtë most ë lejojnë që vlerat kombëtare të shkatërrohen.

Postimi i plotë:

Në vazhdën e takimeve mobilizuese me strukturat tona për zgjedhjet e parakohshme në vend, sot me bashkëpunëtorë kam takuar socialdemokratët tanë në Han të Elezit dhe Kaçanik.

Me strukturat tona drejtuese në këto dy komuna, u dakorduam për një mobilizim sa më të madh në mënyrë që NISMA të dal sa më e fuqishme nga ky proces i parakohshëm zgjedhor.

Sot është jetike për Kosovën, që gjeneratat e reja të arrijnë t’i njohin mirë e kuptojnë drejt ata të cilët mendojnë t’i mbështesin. Qytetarët e Kosovës duhet ta kenë të qartë se, zgjedhjet që po vijnë nuk janë zgjedhje të jashtëzakonshme, vetëm në aspektin ligjor, por janë më shumë se të jashtëzakonshme, për atë se çfarë po na pret si shtet.

Prandaj, është moment historik që djem e vajza nga e gjithë Kosova, që e kanë në zemër atdheun, të ngritën në këmbë dhe për asnjë çmim të mos lejojmë që vlerat dhe themelet tona kombëtare të shkatërrohen.

Në vazhdën e takimeve mobilizuese me strukturat tona për zgjedhjet e parakohshme në vend, sot me bashkëpunëtorë kam…

Posted by Fatmir Limaj on Saturday, December 26, 2020

/Gazeta Sinjali/