image S’ka vend për panik, mullisët: Kosova ka miell edhe për 3-6 muaj

Kosovë

S’ka vend për panik, mullisët: Kosova ka miell edhe për 3-6 muaj

news image

Lufta në Ukrainë ka ndikuar në rritjen e eksporteve të Serbisë në dy ditët e fundit. Si rrjedhojë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se që nga e enjtja do të ndalojë eksportin e e grurit, miellit, misrit dhe vajit.

E nga kjo ndalesë preket në mënyrë të drejtpërdrejtë shteti i Kosovës, pasi që importin më të madh të grurit e ka nga Serbia.

Por pavarësisht kësaj, Bashkim Zejnullahu nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës ka thënë se vendi ka rezerva të mjaftueshme të grurit dhe nuk ka vend për shqetësim.

Për Gazetën Sinjali, Zejnullahu tha se në muajin e fundit tregu është stërmbushur si pasojë e prodhimit të shumtë të miellit.

Sipas tij, Kosova ka rezerva të miellit edhe për 3-6 muaj.

Ai shtoi se shumë shpejt Qeveria do të dalë me detajet tjera lidhur me këtë çështje.

/GazetaSinjali/