image 'S’ka mo Tayna e Dafina', Reperja ndryshoi tekstin e këngës, këngëtarja e ironizon publikisht - Sinjali

‘S’ka mo Tayna e Dafina’, Reperja ndryshoi tekstin e këngës, këngëtarja e ironizon publikisht

news image

“Bye bye” ishte bashkëpunimi i suksesshëm i Taynës dhe Dafinës, që u publikua dy vite më parë. Asokohe, kënga bëri bujë të madhe dhe numëron më shumë se 72 milionë klikime në Youtube. Mirëpo, pak kohë më pas, ato prishën raportin që kishin krijuar me njëra-tjetrën.

Ndonëse arsyeja e prishjes së miqësisë nuk dihet, ata nuk kanë kursyer thumbat ndaj njëra-tjetrës në rrjete sociale. Së fundmi, Tayna bëri një veprim që i hodhi benzinë “zjarrit”. Teksa po këndonte këngën në një koncert, Tayna bën një modifikim në vargun: “Kërkush mo veç Tayna e Dafina”.

Tayna e ka ndryshuar paksa tekstin duke e kënduar kështu: “Kërkush mo, veç Tayna e Doruntina”. Lidhur me këtë, Dafina nuk e ka kursyer ironinë. Dafina ka publikuar një foto ku theksonte se Kida, me të cilën sapo ka sjellë një duet, i ka dhuruar një palë syze por më pas është penduar.

Kjo duket si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj Taynës pasi krisja e miqësisë erdhi pasi sollën duetin.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin